“THE TEACHER’S CHAPTER – BEYOND THE CLASSROOM”
“THE TEACHER’S CHAPTER – BEYOND THE CLASSROOM”
Share this event
Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke u regjistruar nëpërmjet linkut:
https://buytickets.at/dukagjinipublishinghouse/1701454
Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson ELT”, organizon trajnim njëditor për mësimdhënësit e gjuhës angleze mbi temën “The Teacher’s Chapter - Beyond the Classroom” që do të mbahet më 24 maj 2025, në "Emerald Hotel", Prishtinë.
Koha e pandemisë së fundit ka krijuar një botë më digjitale dhe më të pasigurt, çka ka sjellë edhe vështirësi dhe probleme të reja për mësimdhënësit dhe nxënësit. Ky sesion plenar do të fokusohet në arsyet pse është e nevojshme ta rimendojmë mënyrën se si i qasemi çështjes së vetëbesimit, si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit, dhe si mund të krijojmë rrugë mësimore që maksimizojnë potencialin e nxënësve dhe minimizojnë ngarkesën e punës së mësuesve.
Në këtë trajnim njëditor, ju do të mësoni mënyra të thjeshta - por inovative - të cilat do t'i aplikoni në materialet: My little Island, Yazoo, Today, Wider World. Do të mësoni për aktivitete efikase që nuk kanë nevojë për përgatitje dhe që do t'ju japin juve dhe nxënësve energji për mësim.
Pjesëmarrësve për herë të parë do t'u prezantohet edhe një program që u mundëson mësimdhënësve qasje ekskluzive dhe mundësi pafund për zhvillim të vazhdueshëm profesional nga ekspertë botërorë të Pearson-it, si dhe do t'u prezantohen materialet shtesë për të gjitha tekstet Pearson.
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.
Trajnimi do të udhëhiqet nga Grant Kempton - një profesionist i angazhuar në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze (ELT) për më shumë se 38 vjet. Gjatë kësaj periudhe, ai ka punuar si mësues, testues, koordinues kurrikuli, drejtor shkolle dhe trajner mësuesish.
Në periudhën 2000-2006 ka qenë trajner global i mësuesve dhe ka pasur disa udhëtime nëpër botë për t’i trajnuar mësuesit nga vende të ndryshme. Në pozitën e tij të tanishme, ai bashkëpunon me qeveri dhe organizata të mëdha edukative për të krijuar zgjidhje për nxënësit që mësojnë gjuhën.
Ju informojmë se pjesëmarrja është e hapur, si dhe vendet janë të limituara.
Shtëpia botuese “Dukagjini” mbulon kostot e transportit për të gjithë pjesëmarrësit.
Mos e humbisni këtë mundësi për t'i zhvilluar aftësitë tuaja dhe për të mësuar teknika të reja që do t’ju ndihmojnë të bëni ndryshimin në klasën tuaj!
Location
Emerald Hotel, Prishtinë, 10000